Çështja e ish-zyrtarit të FBI, Salianji kërkesë SPAK e SHISH: Hetoni nëse Rama është i përfshirë

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 15:19 | Politikë
Çështja e ish-zyrtarit të FBI, Salianji kërkesë SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, njoftoi se i ka nisur disa shkresa institucioneve ligjzbatuese në vend ku kërkon aktivizimin e tyre në lidhje me çështjen e zyrtarit të arrestuar të FBI, McGonigal. Salianji theksoi se SPAK, SHISH dhe Ministria e Brendshme duhet të sqarojnë lidhjet e Kryeministrit Rama me zyrtarin e FBI.

“Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasur në faqe të parë dhe lajm të parë kryeministrin e Shqipërisë dhe Shqipërinë, si një vend i cili ka tentuar të korruptojë në këtë rast. Nisur nga mos reagimi i institucioneve shtetërore, unë s’mund të bëj dot as prokurorin, as akuzatorin, por moralisht mendoj se nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme sesa kjo. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore dhe për këtë arsye sot si deputet i kam dërguar këto shkresa SPAK-ut, SHISH-it dhe Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe Agjencisë së Inteligjencës së Ministrisë së Brendshme”, tha Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos