Dacic do më shumë presion ndaj Kurtit, ministrat serb dhe turk diskutojnë Rusinë dhe Kosovën

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 19:47 | Kosova
Dacic do më shumë presion ndaj Kurtit, ministrat serb dhe turk

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë vizitës në Turqi mbrojti qëndrimin e vendit të tij për të mos I vendosur sanksione Rusisë, duke e lidhur këtë gjë edhe me Kosovën. Gjithashtu i kërkoi homologut, Mevlut Çavushollu, dhe presidentit Erdogan që t’i bëjnë më shumë presion qeverisë së Prishtinës për të zbatuar marrëveshjet e dialogut.

 “Ne nuk iu bashkuam sanksioneve kundër Federatës Ruse për shkak të interesave tona kombëtare dhe shtetërore, si dhe atyre ekonomike. Përveç kësaj, vendimi ynë u ndikua edhe nga çështjet e vazhdueshme të Serbisë në lidhje me integritetin dhe sovranitetin tonë territorial, veçanërisht nga çështja e Kosovës, ku Serbia mbështetet nga Rusia në forume të tjera. Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të ishte në dëm të interesave të vendit tonë”.

Ministri i Jashtëm vijon duke thënë se “ne shprehim dëshirën që Turqia të luajë një rol domethënës në promovimin e stabilitetit rajonal dhe paqes në hapësirën tonë. Kjo përfshin përdorimin e ndikimit të tyre në Prishtinë për të promovuar një qasje pozitive drejt zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjeve të arritura më parë në mënyrë që të mund të vazhdojmë të diskutojmë zgjidhje afatgjata politike”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/19/deri-tani-skemi-sulmuar-njeri-vucic-thoshin-se-jam-nje-putin-i-vogel-qe-do-te-nise-lufte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos