Lajçak, për darkë nga Kurti, DASH kërkon nisjen e punës për asociacionin

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 07:36 | Kosova
Lajçak, për darkë nga Kurti, DASH kërkon nisjen e

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, zhvilloi të mërkurën një tjetër takim me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, në kuadër të intensifikimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak shkruan se bisedoi me Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, për hapat e mëtejshëm të dialogut, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, shkruan Lajçak.

Ndërkohë që për asociacionin një mesazh erdhi edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili këtë herë kërkoi përshpejtimin e punës nga pala kosovare për themelimin e tij. Ned Price theksoi gjithashtu rëndësinë e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

“Kosova dhe Serbia në këtë rast duhet të zbatojnë marrëveshjet që tashmë kanë nënshkruar përmes këtij procesi të dialogut”, tha zëdhënësi i DASH. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/26/marreveshja-vetem-me-njohje-reciproke-kurti-i-reagon-lajcakut-asociacioni-nuk-kaloi-kushtetuesen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos