“Daily Mail” reportazh në Cërrik për të shpjeguar emigrimin: Dukej sikur të rinjtë ishin zhdukur nga murtaja

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 12:58 | Aktualitet
“Daily Mail” reportazh në Cërrik për të

Mediat britanike po interesohen gjithmonë e më shumë për Shqipërinë. Disa për të dëshmuar bukuritë turistike, të tjerë për të kuptuar origjinën e fenomenit të emigracionit klandestin në Britaninë e Madhe, që gjatë këtij viti ka marrë dimensione masive nga vendi ynë.

Një reportazh i sotëm i "Daily Mail", e fillon këtë rrugëtim jo nga qytetet e veriut që merren zakonisht si shembull, por nga Cërriku. Qyteti i Shqipërisë së Mesme përshkruhet si një qendër dikur e gjallë falë industrive të saj, por që nga rrëzimi i komunizmit ka filluar një trend shpopullimi të theksuar, aq sa e përshkruan si një “ghost town”, pra si një qytet fantazmë.  

“Kur arrita në shesh, në muzg, ato pak fytyra që pashë ishin të vjetra dhe të dëshpëruara. Dukej sikur brezi i ri i qytetit ishte zhdukur nga ndonjë lloj murtaje që zgjidhte sipas moshës. Dyqanet nuk kanë klientë, shtëpitë janë bosh, shkollat ​​kanë aq pak nxënës sa përdoret vetëm një pjesë e vogël e klasave”, thuhet në përshkrimin  e gazetarit David Jones.

https://a2news.com/2022/11/21/emigranti-shqiptar-rrefehet-per-bbc-pas-debimit-nga-britania-e-madhe-do-te-doja-te-mos-kisha-hyre-kurre-ilegalisht/

Ai virus që ka boshatisur qytetin shqiptar, ai e përkufizon në emigrimin masiv. Diçka që ai gjen, edhe pse jo aq i dukshëm, edhe në Tiranë, ku më së shumti sipas tij po ikin truri i vendit, veçanërisht, mjekë, inxhinierë dhe ekonomistë që mund të jenë shpresa e vendit, por që braktisin Shqipërinë për shkak të korrupsionit, mungesës së shërbimeve dhe pagave të ulëta.

“Më shumë se 3 mijë mjekë dhe profesionistë të shëndetit kanë emigruar në Gjermani, dhe tani mund të vijnë edhe në Britani. Në qoftë se kjo ndodh, humbja e Shqipërisë do të ishte fitorja e Britanisë, por në atë rast nuk do të mbetej asnjëri për të rindërtuar atë vend aq të bukur ”, përfundon artikulli i Daily Mail.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos