
Epidemiologia Rovena Daja, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, deklaroi se në Shqipëri “do të vijojmë ta kemi kurbën e sheshtë, me shpresën se me kalimin e ditëve ajo do të ulet derisa të mos kemi fare raste”.
“Masat do të lehtësohen, gjithësesi duhet të kemi kujdes. Higjiena duhet të jetë maksimale, ndërsa testimet do të vijojnë”, theksoi Daja.
Kur u pyet nëse ekziston një plan për grupmoshat në rrezik pasi të nisë lehtësimi i masave, Daja tha: “Moshat e treta duhet të kenë shumë kujdes, duke kufizuar lëvizjet e tyre. Mendoj se janë të ndërgjegjshëm vetë që kontaktet me njerëzit duhet t’i kenë sa më të pakta”. (A2 Televizion)