“Daja” nga Kosova mëson masën e sigurisë nga Krimet e Rënda

Nga A2 CNN
30 Prill 2019, 13:02 | Kronikë
“Daja” nga Kosova mëson masën e sigurisë nga Krimet e

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për personin e gjashtë të arrestuar në lidhje me grabitjen e ndodhur më në 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Gjykata dha masën "arrest me burg" për Ragip Hajdinin, i njohur si “Daja” nga Kosova, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët e kësaj ngjarje, ku u grabitën miliona euro.

Përballë togave të zeza, Ragip Hajdini mohoi të jetë i përfshirë në grabitjen në Rinas. Ai pretendon se ka njohje familjare me të afërmit e Admir Muratajt, duke deklaruar se kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të Admir Muratajt.

Ai ka dëshmuar se ditën e ngjarjes ka qenë duke drekuar, por nga ana tjetër prokuroria ngre dyshime të forta mbi pjesëmarrjen e tij në grabitjen e miliona eurove në pistën Rinasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos