Dalin pamjet, hap pas hapi, ja si shpërtheu nëndetësja në fund të oqeanit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 13:10 | Bota

Një muaj pas tragjedisë që ndodhi me nëndetësen "Titan", e cila u mori jetën 5 personave, teksa vizitonte rrënojat e Titanikut të famshëm, ekspertët kanë publikuar një video që tregon saktësisht se si anija u shkatërrua në ujërat e thellë të Atlantiku.

Një video shihet hap pas hapi atë ç’ka ka ndodhur me nëndetësen “Titan”, derisa shpërtheu bashkë me 5 personat që ndodheshin në bord. Pamjet tregojnë detajet se si nëndetësja, e destinuar për të eksploruar rrënojat e Titanikut, u shkatërrua, pas një shpërthimi që erdhi si pasojë e një problemi teknik.

Të pestë personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses Titan, humbën jetën pas një shpërthimi të brendshëm, por ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e nëndetëses. Pjesë e bordit ishin biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar.

Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai ishte administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet, 73 vjeç, gjithashtu ishte në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen. (A2 Televizion)

https://youtu.be/fhiBnQ0Ar4E
https://a2news.com/2023/06/24/rindertohet-skema-si-ndodhi-shperthimi-i-nendeteses-titan-ne-30-milisekonda-video/
https://a2news.com/2023/07/03/tragjedia-ne-atlantik-oret-e-fundit-te-pasagjereve-te-nendeteses-titan/
https://a2news.com/2023/07/06/48-sekondat-e-tmerrit-qe-perjetuan-pasagjeret-e-titanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos