​Një muaj pas vdekjes, mbahet meshë private në rezidencën e Berlusconit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 08:59 | Bota
​Një muaj pas vdekjes, mbahet meshë private në rezidencën

Miqtë e ngushtë dhe familja u mblodhën në shtëpinë e ish-kryeministrit të ndjerë dhe liderit të partisë politike “Forza Italia” Silvio Berlusconi të mërkurën për një meshë private një muaj pas vdekjes së tij.

Të pranishëm mes të fturave ishin vajza e madhe e Berlusconit, Marina, miku i tij i ngushtë Marcello Dell'Utri, si dhe Antonio Galliani, Fedele Confalonieri.

Kujtojmë se, ish-kryeministri Berlusconi vdiq në një spital të Milanos më 12 qershor në moshën 86-vjeçare.

Ai ishte shtruar në spitalin San Raffaele për analiza pasi kaloi 45 ditë atje për trajtim për një infeksion të mushkërive që lidhej me leuçeminë e tij kronike të pazbuluar, duke përfshirë 16 ditë në kujdes intensiv. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/13/faleminderit-ne-perjetesi-vila-e-berlusconit-mbushet-me-lule/
https://a2news.com/2023/06/15/pse-u-vesh-me-te-bardha-maria-de-filipi-ne-funeralin-e-mikut-te-saj-silvio-berlusconi/
https://a2news.com/2023/07/06/deshirat-e-fundit-te-berlusconit-ne-testamentin-e-shkruar-me-dore-qe-ne-vitin-2006/
https://a2news.com/2023/06/13/5-trashegimtaret-e-pasurise-6-8-miliarde-euro-te-berlusconit-kush-do-marre-pjesen-e-luanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos