Tre plazhistë humbën jetë nga një dallgë gjigante në qytetin bregdetar të Durban të Afrikës së Jugut të shtunën, sipas shërbimeve lokale të urgjencës mjekësore (EMS).
Mësohet se një adoleshent ishte në mesin e tre personave të shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes në North Beach, i cili u mbyll pas incidentit.
Për pasojë u plagosën 17 persona të tjerë, ndërsa autoritetet lokale të emergjencave njoftuan se një ekip prej 15 mjekësh dhe infermierësh ndërmorën një aksion shpëtimi, pasi numri i plazhistëve në momentin e goditjes nga dallga ishte tepër i madh në breg.
Sipas informacioneve, viktimat u morën nga rrymat e larta dhe u fundosën brenda në det, duke mos u dhënë atyre mundësinë që të shpëtojnë. (A2 Televizion)