Kanadaja nis procesin për sekuestrimin e aseteve të Roman Abramovich

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 16:48 | Bota
Kanadaja nis procesin për sekuestrimin e aseteve të Roman Abramovich

Qeveria kanadeze thotë se do të nisë procesin për konfiskimin e 26 milionë dollarëve nga Granite Capital Holdings Ltd, një kompani në pronësi të oligarkut rus, Roman Abramovich.

Oligarkët rusë janë bashkëpunëtorë në "pushtimin ilegal dhe barbar të Ukrainës" dhe Kanadaja "nuk do të jetë një strehë për përfitimet e tyre të paligjshme".

Këtë e bëri me dije në një deklaratë ministrja kanadeze e Financave, Chrystia Freeland, e cila nuk dha detaje të tjera në lidhje me këtë vendim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos