
Edhe në samitin e vendeve të NATO-s, kryeministri Edi Rama ka gjetur rastin të përmendë Serbinë dhe ka shpjeguar arsyet pse duhet rritur bashkëpunimi me të. Në një postim në Twitter kreu i qeverisë shqiptare thekson se qëndrimet në Ballkan ndaj Rusisë janë të ndryshme dhe për këtë arsye është e domosdoshme ruajtja e stabilitetit.
“Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj, arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s”.
Në samitin e NATO-s në Madrid, rama kërkoi gjithashtu që të ftohet edhe Kosova në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Ai u bëri apel vendeve që ende nuk e kanë njohur atë, të vlerësojnë qëndrimin e Kosovës ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Kievi zyrtar nuk e ka njohur ende. (A2 Televizion)