Komisioni i Territoriales, PD dhe PS caktojnë katër ekspertët, kërkohet eksperiencë nga rajoni

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 12:56 | Politikë
Komisioni i Territoriales, PD dhe PS caktojnë katër ekspertët,

Komisioni për Reformën territoriale, në mbledhjen e radhës të mbajtur, këtë të mërkurë, ka caktuar ekspertët teknikë të cilët do të asistojnë punimet.

Socialistët propozuan Adelina Farricin dhe Artan Shkëmbin, ndërsa PD-ja propozoi Agron Haxhimalin dhe Roland Bejkon.

Dy bashkëkryetarët propozuan që në seancat e ardhshme të jenë të pranishëm dhe një sërë institucionesh të tjera, si dhe drejtuesit e 6 bashkive në vend. 

Nga ana tjetër, Xhelal Mziu propozoi që të merret eksperiencë dhe në 3 vende të rajonit, Kosovë, Mal i Zi dhe Maqedoni e Veriut, nëpërmjet dërgimit të ekspertëve atje.

Anëtari Vangjel Dule, kërkoi që në seancat e radhës të thirret dhe Vasil Bollano, si ish-kryetar i Bashkisë Himarë dhe përfaqësues nga shoqata Omonia.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos