
Danimarka ka bllokuar përfundimisht përdorimin e vaksinës Astra Zeneca. Arsyeja lidhet me rastet e trombozës që paraqiten në veçanti te moshat më të reja.
Vendimi i qeverisë në Kopenhagen do të bllokojë për disa javë fushatën e vaksinimit në atë vend.
Agjencia Europiane e Barnave, EMA, kishte pranuar javën e kaluar efektet e mundshme negative të vaksinës së krijuar në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, por kishte vlerësuar që benefitet ishin më të mëdha sesa efektet negative.
Danimarka shndërrohet në vendin e parë që bllokon totalisht vaksinimin me Astra Zeneca. (A2 Televizion)