Danimarka, vendi i parë që lejon vullnetarët të shkojnë në Ukrainë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 08:32 | Bota
Danimarka, vendi i parë që lejon vullnetarët të shkojnë

Danimarka është vendi i parë evropian që ka lejuar vullnetarët t’i bashkohen luftimeve në Ukrainë. Shumë qytetarë të veshur me uniformat ushtarake janë nisur nga aeroporti i Koepnhagenit drejt Ukrainës. Ajo do të quhet brigada e të huajve.

Thirrja e një dite më parë e presidentit Zelenski, është përqafuar nga shumë qytetarë të Evropës, ndërkohë që edhe krerët e shumë shteteve, janë shprehur se do të mbështesin të gjithë vullnetarët që do t’i bashkohen rezistencës së popullit ukrainas.

Më herët gjatë së dielës, Sekretarja e Jashtme e Britanisë konfirmoi se ajo do të mbështeste çdo vullnetar që do të luftonte për Lirinë dhe Demokracinë, jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Evropës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos