Dante Alighieri, poeti më i madh i Italisë, “Komedia Hyjnore” kryevepra e letërsisë së të gjitha kohërave

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 07:30 | Aktualitet
Dante Alighieri, poeti më i madh i Italisë, “Komedia

Dante Alighieri konsiderohet si poeti më i madh i Italisë. Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Ai është autori i “Komedisë Hyjnore”, e cila merret si kryevepër e letërsisë së të gjitha kohërave.

Dante Alighieri vlerësohet si më i madhi poet i Italisë, një nga figurat më gjeniale të letërsisë botërore, poet i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i kohës së Re. Konsiderohet si babai i gjuhës italiane.

Biografët thonë se jo vetëm letrarët dhe njerëzit e kulturuar, por dhe njerëzit e thjeshtë lexonin dhe mësonin përmendësh pjesë nga “Komedia Hyjnore”. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firences i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

Një gjuhëtar i rëndësishëm, filozof dhe aktivist politik, Dante filloi të lëvizte brenda diturisë njerëzore, duke shënuar thellësisht letërsinë italiane të shekujve të ardhshëm dhe prandaj e quanin "Poeti i Madh". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos