Parashikimi i motit: 25 maj 2021

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 07:00 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 25 maj 2021

Orët e para të ditës paraqiten me vranësira të dukshme në zonat lindore nga Peshkopia deri në Pogradec, ndërsa kthjellime do të ketë pjesa tjetër e vendit. Mesdita dhe deri në mbyllje të së martës, mbi Shqipëri do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të rralla vranësirat paraqiten në bregdet.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë, gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita sjell vetëm një rënie të lehtë të vlerave termike, kryesisht në veri-verilindje; vlerat minimale/maksimale në rang vendi sot luhatet nga 11 në 32-33 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në det nga drejtimi jugor deri pasdite kur era dobësohet ndjeshëm edhe në det, duke marrë drejtim verior; dallgët në mëngjes ngjiten mbi 3 ballë, ndërsa gradualisht gjatë ditës dallgëzimi ulet në 1-2 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos