Dashuria për familjen, doktori që fle në tendë nga frika e koronavirusit

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 22:52 | Bota

Një doktor në Kaliforni, i cili punon në frontin e parë të luftës për të kuruar pacientët e prekur nga koronavirusi është duke u vetëizoluar nga familja e tij pasi përfundon turnet e stërgjatura në spital.

Doktor Timmy Cheng ka vendosur të jetojë në një tendë me qëllim që të mbrojë familjen e tij nga sëmundja vdekjeprurëse. Doktori e ka ngritur tendën brenda garazhdit të tij dhe shkon çdo natë të flejë atje pas një dite pune të lodhshme.

“Unë vullnetarisht u bëra i pastrehë për të mbrojtur familjen time në rast se mund të infektohem dhe të sjellë virusin në shtëpi”, shkruan Cheng në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos