Dasma e vitit, Lopez me 3 fustane nga 1 mln dollarë, Affleck mban fjalimin prekës

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 11:52 | Showbiz

Pamje ende sot nuk ka, por Jennifer Lopez është shprehur se do të jetë vetë ajo që do të publikojë foto e video nga dasma e shumëpritur me aktorin Ben Affleck. Megjithatë, çdo ditë zbulohen detaje nga ceremonia, e mbajtur fundjavën e shkuar në vilën e çiftit në Xhorxhia, si fustanet që 53-vjeçarja veshi në ceremoninë e festës: tre të tilla, me vlerë 1 mln dollarë secila.

Betimet u bënë në prani të vetëm 135 personave, familjarë e miq të ngushtë e sigurisht 5 fëmijët e tyre. Festa më pas ishte më e madhe. Ndoshta hermetike nga çdo anë. Ajo që tabloidët kanë arritur të zbulojnë është një pjesë nga fjalimi i aktorit 50-vjeçar, dedikuar bashkëshortes së tij, fjalim që duket se ka emocionuar të ftuarit.

Affleck është shprehur se ka një arsye që si Ben dhe Jennifer nuk u martuan në 2002. Sepse kështu sipas tij, ata nuk do të kishin fëmijët në jetën e tyre. Fëmijët, siç tha aktori, janë prova e gjallë edhe për ta, se gjithçka ndodh për një arsye.

Me fjalë shumë të thjeshta, Affleck nuk ngurroi - sipas burimeve nga brenda ceremonisë - t’i shprehë aktores dashurinë e përjetshme, sepse ajo ishte shpirti i tij binjak. Sa i përket organizimit të dasmës, të ftuarit e kanë përshkruar thjesht si spektakolare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos