Ylli i kinemasë, kampion në arte marciale, i shtrin të gjithë në tapet

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 22:13 | Showbiz

Ai është një prej aktorëve më të përfolur të momentit në Hollivud dhe jo vetëm, me role të shumta në një karrierë që edhe pse mund të duket e pabesueshme, zgjat prej 20 vitesh.

Por Tom Hardy tregoi së fundmi se është një protagonist edhe në arte marciale, pasi fitoi dy medalje të arta në një turne Jiu-Jitsu në Angli, përgjatë fundjavës. 44-vjeçari u filmua teksa shtrinte në tapet kundërshtarët në turneun e zhvilluar për bamirësi, një nismë e një organizate që ndihmon njerëzit me problemeve fizike të rënda, çrregullime post traumatike dhe depresion.

Ata stërviten në jiu-jitsu, një art marciale brazilian, për t’i ndihmuar që të luftojnë problemet fizike dhe mendore.

Hardy nisi të mësonte këtë sport teksa përgatitej për filmin e vitit 2011, “Warrior”, ku luante rolin e një luftëtari të arteve marciale mikse, MMA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos