Dasma si në përralla e Princit Ludwig të Bavarisë me studenten e kriminalogjisë

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 18:41 | Lifestyle

Princi Ludwig i Bavarisë është martuar sot me të fejuarën e tij Sophie-Alexandra Evekink në një ceremoni luksoze në Gjermani .

Dyshja, të cilët e konfirmuan fejesën në gushtin e kaluar, lidhën kurorë në Shën Kajetan, në Mynih mëngjesin e sotëm, ku qindra njerëz u rreshtuan në rrugë për të parë nusen.

Ludwig, 40 vjeç, është djali i madh i Princit Luitpold dhe stërnipi i mbretit të fundit të Bavarisë, Ludëig III, ndërsa Sophie ka lindur në Singapor në një familje holandeze-kanadeze. 

32-vjeçarja Sophie-Alexandra e cila pritet të marrë doktoraturën në kriminalistikë, dukej bukur me një fustan të bardhë klasik, me detaje lulesh në fundin e prerë si princeshë dhe mëngë të gjata të tejdukshme.

Ajo e kompletoi look-un e saj elegant të nusërisë me një vello të gjatë, e cila ishte gjithashtu e zbukuruar me një shpërndarje lulesh delikate me dantella,  që përputheshin me fustanin e saj.

Për më tepër detaje, shfletoni foto-galerinë më sipër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos