Dasmorët helmohen nga ushqimi, pranga pronarit të restorantit dhe kuzhinierit në Durrës

Nga A2 CNN
11 Shtator 2021, 09:41 | Kronikë
Dasmorët helmohen nga ushqimi, pranga pronarit të restorantit dhe

Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e një restoranti dhe kuzhinierin e tij, pasi gjatë një ceremonie martesore dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas.

Në pranga ka rënë Pajtim Kacani pronari i restorantit dhe kuzhinieri Bledar Hasa, 33 vjeç, të dy banues në Durrës

Mbrëmjen e djeshme mbi 20 persona përfunduan të helmuar në urgjencën e spitalit të Durrësit. Ata kishin qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos