Vrau ish-bashkëshorten, arrestohet pas 3 orësh Elton Metaj

Nga A2 CNN
11 Shtator 2021, 08:50 | Kronikë
Vrau ish-bashkëshorten, arrestohet pas 3 orësh Elton Metaj

Është arrestuar nga Policia e Fierit autori i vrasjes së ish-bashkëshortes në fshatin Zhupan mbrëmjen e djeshme.

Pas 3 orë ndjekjesh dhe në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan autori bashkë me armën e krimit.

“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit, shtetasi Elton Metaj ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe organizuan punën për kapjen e autorit i cili ishte larguar nga vendngjarja me një motomjet”.

Arrestimi i 31 vjeçarit Elton Metaj u bë nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme "Shqiponja", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier. Ai  u lokalizua dhe u kap në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Elton Metaj akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërkohë që  më parë ka qenë i dënuar për  "Armëmbajtja pa leje" , "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos