Daton në shekullin e 13, rikonstruktohet pas 50 vitesh Kisha e Maligradit

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 12:51 | Kulturë
Daton në shekullin e 13, rikonstruktohet pas 50 vitesh Kisha e Maligradit

Pas 50 vitesh ka nisur rikonstruksioni i Kishës së Shën Mërisë, një nga monumentet më me vlera të trashëgimisë kulturore, e cila daton në shekullin 13.

E ndërtuar në një ishull të Liqenit të Prespës, kjo kishë e njohur edhe si kisha e Maligradit, përveç mbishkrimeve dhe afreskeve që janë pikturuar, ka të veçantë edhe vlerat e pikturës shkëmbore të shekullit të 5-të.

Restaurimi është marrë përsipër nga 22 vullnetarë nga e gjithë Europa, të cilët janë specialistë në punimet e gurit dhe drurit. Rikonstruksioni parashikon edhe krijimin e një infrastrukture të përshtatshme për vizitorët që do të vizitojnë jo vetëm kishën, por edhe të shëtisin në ishull.

Muaji shtator është edhe muaji i dedikuar trashëgimisë kulturore në mbarë Europën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos