Pas shumë vitesh martesë, David Beckham duket se ka mësuar se si t’i rezistojë tundimit. Teksa modelja Gigi Hadid parakaloi në sfilatën e Jacquemus në Versajë, shumë provokuese, ai zgjodhi ta injoronte krejtësisht.
Fustani i modeles ishte krejtësisht i tejdukshëm duke mos i lënë shumë vend imagjinatës, mirëpo në këtë rast vëmendjen e mori vetëm reagimi i David Beckam. Ai shfaqet krah bashkëshortes së tij, Victoria e cila është shumë e përqendruar duke parë Gigin, por nuk ka ndodhur kështu me David Beckham. Vëmendja e tij është diku gjetkë.
A është reagimi i tij se tashmë “ka zënë mend” apo se është i detyruar nga prezenca e Victoria, këtë nuk mund ta themi me siguri. (A2 Televizion)
