Vajza e ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump, Ivanka vijon pushimet e gjata me bashkëshortin e saj Jared Kushner.
Së fundmi, çifti e ka ndalur jahtin në Spanjë. Në fotot e publikuara nga Daily Mail, Ivanka shihet nën shoqërinë e DJ të famshëm, David Guetta, në Formentera.
41-vjeçarja dukej mahnitëse edhe në fotot e fundit teksa mbante veshur monokini blu. Pushimet e tyre nisën nga Kosta Rika, aty ku disa ditë më parë Ivanka shpërndau disa foto në rrjetet e saj sociale teksa kishin shkuar për Solsticin Veror.
Ivanka dhe Jared janë prindër të tre fëmijëve Arabella, 12 vjeç, Joseph, 10 dhe Theo, 7 vjeç. (A2 Televizion)











