Nisja e pushtimit rus ndaj Ukrainës kapërceu me disa kapituj debatin në parlamentin shqiptar duke marrë një vëmendje të veçantë në nisje të punimeve në seancën plenare, ndonëse politika shqiptare tregoi se edhe në këtë rast nuk ishte në gjendje të kapërcente ndarjet e brendshme. “Jemi përpara një agresioni të marrë, të çmendur që padyshim rrezikon rajonin tonë”, tha Tritan Shehu. “Shqipëria është vend i NATO-s dhe merr vendim tjetër kund për këtë gjë”, deklaroi Mimi Kodheli. Ky zhvillim në nisje të punimeve të Parlamentit nuk e zbehu shqetësimin për atë se çfarë po ndodh në lindje të kontinentit. Ish-kryeministri Sali Berisha guxoi të thoshte në sallën e Parlamentit se jemi përpara një lufte që askush nuk e dëshironte duke ngritur akuza ndaj qeverisë shqiptare për mos reagim të vendosur. (A2 Televizion)
“De facto nisi Lufta III Botërore!”. Pushtimi i Ukrainës, Parlamenti dënon Rusinë, por s'ka rezolutë
