Debat në Kolegjin Zgjedhor për 18 kutitë e Kuçovës, Lefter Maliqi shkëmben akuza me sekretarin e KQZ

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 10:33 | Politikë
Debat në Kolegjin Zgjedhor për 18 kutitë e Kuçovës,

Momente tensioni janë regjistruar në Kolegjin Zgjedhor, gjatë procesit të rinumërimit të 18 kutive të Bashkisë së Kuçovës.

Kandidati i "Bashkë Fitojmë", i cili pretendon dhe parregullsi në procesin e numërimit të votave në këtë bashki, Lefter Maliqi, ka pasur një debat të ashpër me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ, Ylli Merkaj.

Gjatë një ndërprerjeje të seancës, Merkaj u konfliktua me Maliqin, i cili po i filmonte me telefon dhe kanë shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin, deri në përdorimin e fjalëve “Hajdut” dhe “rrugaç”.

Në zbatim të vendimmarrjes të një jave më parë, në Kolegjin Zgjedhor janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi për 18 kuti, për të cilat Maliqi pretendon se kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos