Basha takon pronarët: Do gjejmë zgjidhje përfundimtare për pronat

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 18:39 | Politikë
Basha takon pronarët: Do gjejmë zgjidhje përfundimtare për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatës së pronarëve, të cilëve iu premtoi një zgjidhje përfundimtare të çështjes së pronave.

Pasi pranoi përgjegjësinë e PD në të shkuarën për çështjen e pronave, kryedemokrati shpreh gatishmërinë për të hartuar një pr/ligj që do t’i japë fund veprimeve të qeverisë Rama kundër pronës private dhe në shërbim të oligarkëve.

“Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standardeve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta. Së bashku me ta u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një projektligji që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën, të miratuar nga qeveritë Rama. Qeveria Rama nuk ka interes raportin e drejtësisë dhe të së drejtës së tyre. Përkundrazi, ajo ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve”, deklaroi në takim Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos