Debate e fyerje për portin e Durrësit, komisioni jep pëlqimin vetëm me votat e socialistëve

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 12:41 | Aktualitet
Debate e fyerje për portin e Durrësit, komisioni jep pëlqimin

Pas pesë orësh debate, ku nuk munguan akuzat, gjuha fyese e largimet nga salla në shenjë proteste, Komisioni për Ekonominë dhe Financat dha pëlqimin për lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Shqipërisë dhe grupit të kompanive për ndërtimin e Portit e ri të Durrësit.

Mbledhja, e cila u mbyll me dhënien e pëlqimit vetëm nga shumica qeverisëse, nisi me përplasjen mes socialistit Braçe dhe deputeti demokrat, Edmond Spaho. Shkak u bë mos-prania e ministres Balluku në komision.

Fill pas largimit të Spahos nga mbledhja, pozicionim ndryshoi edhe ish-kryeministri Braçe, që nga në mbrojtje të qeverisë kaloi në kërkues llogarie. “A ka kompani offshore? Nëse po, cilat janë? Nëse jo, faleminderit”, tha Braçe. “Mund t’iu garantoj se përfituesi fundor është zoti Alabbar dhe familjarët e tij”, iu përgjigj Elira Kokona, zëvendës sekretare e përgjithshme Këshillit të Ministrave.

Plotë 16 pyetje u drejtoi përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të grupit negociues me kompaninë “Emmar”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa risku ekonomik që vjen nga ky projekt. Pas shqyrtimit në komisione, investimi strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit  do të kalojë për miratim në Parlament. Sipas përllogaritjeve të qeverisë në marrëveshjen me konsorciumin e kompanive kryesisht nga Arabia Saudite, në fund të 20 viteve xhiro ekonomike e këtij projekti pritet të tejkalojë 3.2 miliardë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos