All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Jepet "drita jeshile" në komision për enciklopedinë shqiptare, procesi i hartimit nis më 1 janar

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 15:47 | Aktualitet
Jepet "drita jeshile" në komision për enciklopedinë
All - Paragraf - 1

“Duhet të dini që jemi një ndër vendet e pakta në Europë që nuk kemi një enciklopedi”, tha zv.kryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole.

Pas nënshkrimit në Prishtinë, në mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë rreth 5 muaj më parë, “Enciklopedia Shqiptare” merr “dritën jeshile” edhe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

All - Paragraf - 3

Projekti albanologjik që do të hartohet në 10 vëllime, me një numër mesatar prej 400 faqesh për botim, do të bashkëfinancohet nga Shqipëria dhe Kosova.

"Vlera e përllogaritur për të tria vitet buxhetore për enciklopedinë është 260 milionë lekë, për palën shqiptare nga të cilat vetëm në vitin 2023, për Akademinë e Shkencave janë akorduar 189 milionë lekë".

Përtej diskutimeve për buxhetin, deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu kërkoi më shumë informacion mbi përmbajtjen e “Enciklopedisë Shqiptare”.

All - Paragraf - 6

Garancinë se botimi do të jetë sa i pakontestueshëm, aq edhe përfaqësues, e dha anëtari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole.

“Enciklopedia Shqiptare” pritet të zbatohet brenda një periudhe 5-vjeçare, ndërsa puna për proceset e hartimit të veprës, prej përgatitjes e deri te shtypshkrimi parashikohet të fillojë më 1 janar 2023. Për realizimin e saj do të ngrihen grupe pune në Shqipëri e Kosovë, pjesë e së cilëve do të jenë edhe institucione jopublike dhe studiues nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe komuniteti arbëresh. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos