
Mësimi në pandemi dhe masat e marra nga Ministria e Arsimit ishin temë e debateve në Komisionin e Edukimit. Gjatë seancës dëgjimore me ministren Evis Kushi, opozita e cilësoi dështim mësimin online.
Ndërsa kreu i arsimit pranoi problemet veçanërisht në 10 bashki ku shkollat u mbyllën plotësisht nga situata e Covid-19.
Deputetët e opozitës i kërkuan sqarime Ministres së Arsimit edhe për vendimin që ktheu në normalitet shkollat pas protestës së prindërve.
Deputetët e opozitës akuzuan Ministrinë e Arsimit për lëvizje politike të mësuesve, deklaratë që u kundërshtua nga ministrja Kushi.
Kreu i arsimit tha se emërimet e mësuesve bëhen përmes portalit, ndërsa për drejtuesit e shkollave, pavarësisht bindjeve politike, do t’i nënshtrohen kualifikimit në shkollën e drejtorëve. (A2 Televizion)