Debate në Kuvend, Manastirliu përplaset me Bashën: Keni 18 muaj që hiqni “vallen e vdekjes”

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 11:06 | Politikë
Debate në Kuvend, Manastirliu përplaset me Bashën: Keni 18 muaj

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ngriti akuza të forta në Kuvend ndaj qeverisë se ka gënjyer për numrin e viktimave nga pandemia, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i ministres Manastirliu.

“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes. Akuzat shterpe nuk mund të jenë fakte. Ashtu sikurse, shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë të fitojë betejat. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë ashtu siç duhet. 4,8 milionë fatalitete ka në të gjithë botën. I ka shkaktuar Covidi. Mos provoni të flisni me vdekje të fshehura.

E provoni me akuza për zyrtarë, për ekspertë, për mjekët, për infermierët, dhe qytetarët shqiptarë ua dhanë përgjigjen”. U shpreh Manastirliu ndaj Bashës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/07/basha-akuza-te-forta-ndaj-qeverise-ka-genjyer-per-numrin-e-viktimave-nga-covid-19-jane-16-mije-te-vdekur-me-shume/

A2 CNN Livestream

Latest Videos