Debati në parlament, Manastirliu: Vaksinë për të hyrë në lokale

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 14:59 | Aktualitet
Debati në parlament, Manastirliu: Vaksinë për të hyrë

Universiteti nuk do të jetë i vetmi ambient kur nevojitet pasaporta e vaksinimit për të hyrë. Lokalet, aq shumë të frekuentuarat nga shqiptarët, do të jenë të radhës të cilat do të detyrohen të pranojnë vetëm klientë të vaksinuar.

Nevoja, sipas ministres Manastirliu, vjen në një kohë kur Europa dhe rajoni përdor të njëjtat praktika. “Si hyhet në një lokal në Europë? Si shkohet në strukturat e shërbimit? Do ta vendosim pasaportën e vaksinimit”.

Deputetët e opozitës kanë vënë në dyshim llojet e vaksinave që përdoren për shqiptarët, duke thirrur ministren e Shëndetësisë në interpelancë.

Në debatin e kësaj të enjteje, u rihodhën akuzat për fshehjen e numrin të vdekjeve nga pandemia. Sigurimi i dozave të vaksinave i ka kushtuar buxhetit të shtetit deri më tani 36 milionë dollarë, teksa nga opozita kërkohet një fond më i madh dhe menaxhim më transparent i pandemisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos