“Debati për datën e çlirimit është i stisur dhe i përçan shqiptarët", Kasmi: 29 nëntori është i pacenueshëm

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 20:34 | Aktualitet
“Debati për datën e çlirimit është i stisur dhe

“Data 29 është e konsoliduar dhe përkon me të vërtetën historike nëse i referohemi çlirimit të qytetit të fundit. Historikisht kjo datë është e pacenueshme”. Kështu u shpreh historiani Maringlen Kasmi në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, bazuar në dokumentacionin shqiptar dhe atë ushtarak gjerman.

“Kur jemi në dilema hedhim sytë nga dokumentacioni dhe përtej vendit dhe nëse i ballafaqojmë të dy dokumentacionet, por kryesisht ato ushtarake gjermane, është dokumentacion i pakontestueshëm se mua më është dashur të ndjek të gjithë lëvizjen e trupave gjermane nga Tirana në drejtim të Shkodrës. Në debatet historike përzihen edhe elementë të tjerë që nga emocionet, nga historia popullore që është bërë evidente kohët e fundit, por historia është shkencë dhe merren ata që kanë studiuar për këtë punë”.

Kasmi pranon që vendimi për datat e festave të Pavarësisë dhe Flamurit është një vendim politik, por shton se kjo datë ka hyrë në kujtesën e shqiptarëve dhe duhet respektuar.

https://a2news.com/2021/11/29/28-apo-29-nentori-nika-faktet-tregojne-qe-1944-e-1945-ne-eshte-kremtuar-28-nentori-per-te-dyja-festat/

“Të gjitha festat caktohen më pas, mund të kërkojë vite se është proces që vjen gradualisht por që në 1945 në mbledhjen e këshillit antifashist është disktuar edhe data e çlirimit. Ne e dimë që në 28 nëntor Enver Hoxha hyri në Tiranë, por kjo nuk do të thotë që debati për çlirimin duhet të ishte mbyllur që këtu, se u caktuan edhe datat për festa të tjera dhe u mor në konsideratë data 29. Është një vendim politik. Edhe sikur të kishte qenë data 28 është një datë që nuk bën mirë të jetë me datën e pavarësisë.  Unë gjykoj që ne nuk mund të kalojmë në procese që të ndryshojmë se kjo datë ka hyrë në kujtesën e shqiptarëve dhe duhet respektuar.

Sipas tij debati për datën e çlirimit është i stisur dhe i përçan shqiptarët dhe nuk i bashkon.

“Problemi vjen te politizimi i kësaj date. Vendosja në dilemë e datës nuk është asgjë më shumë se heqja e tullës së parë të trashëgiminë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për ta çuar në atë drejtim që shkon përtej logjikës. Është debat i stisur që i përçan shqiptarët më shumë se i bashkon dhe sot i shoh më shumë të përçarë se në vitet ‘90. Kjo duhet parë ftohtë dhe me vëmendje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos