Denoncimi i ish-deputetit, bllokohen automjetet tek "Rruga e Arbrit"

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 19:59 | Aktualitet
Denoncimi i ish-deputetit, bllokohen automjetet tek "Rruga e Arbrit"

Me dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara në Rrugën e Arbrit, e inauguruar para pak orësh.

Ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale thotë se bllokimi i rrugës nga bora ka krijuar kaos dhe pasiguri. Mjetet kanë ngecur në afërsi të qafës së Murrizit pranë Klosit.

https://www.instagram.com/p/CW3iTcqIim_/

Nga videoja e postuar nga Gjunkshi duken me dhjetëra mjete në të dyja korsitë që kanë mbetur të bllokuara. Mes të tjerave ish-deputeti thotë se qeveria të marrë masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjarëve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira për shkak të dëborës, ngricës dhe acarit.

https://a2news.com/2021/11/29/hapet-rruga-e-arbrit-balluku-shoferet-te-jene-te-kujdesshem-perfundon-totalisht-ne-prill/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos