Afro 3 mijë anëtarët e opozitës iraniane janë lehtësuar, pas dëbimit të 2 diplomatëve të lartë të Iranit. Kamera e A2 News ishte në Manzë të Durrësit, ku ata jetojnë, ndërsa fqinjët shqiptarë japin përshtypjet e tyre. Jeta e opozitarëve të Iranit ka ndryshuar tërësisht, pasi frika ndaj regjimit të shtetit amë duket sikur është zbehur. Më 5 shkurt të këtij viti, muxhahedinët shprehën shqetësimin e tyre për emërimin e Mustafa Rudakit si sekretar i parë i ambasadës së Iranit në Tiranë, ndërsa më herët ka pasur rolin e shefit të inteligjencës. Ndërsa për ambasadorin Golamhosedin Mohamadnia, gjithashtu ka dyshime se ishte pjesë e shërbimeve sekrete të Iranit. Zyrtarë të lartë të SHBA-ve kanë vizituar herë pas here muxhahedinët. Por çfarë ndodh me ta, tani që janë transferuar në Manëz? Fqinjët japin përshtypjet e tyre. (A2 Televizion)
Dëbimi i ambasadorit iranian, ç‘ndodh te kampi në Manzë ku jetojnë disidentët
