Dëbimi i diplomatëve, kritikët: Erdogan po zhvendos vëmendjen nga kriza ekonomike

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 16:34 | Bota
Dëbimi i diplomatëve, kritikët: Erdogan po zhvendos

Kundërshtarët politikë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan thanë se thirrja e tij për të dëbuar ambasadorët e 10 vendeve aleate perëndimore ishte një përpjekje për të hequr vëmendjen nga vështirësitë ekonomike që po kalon Turqia.

Përmes një deklarate të përbashkët ambasadorët kërkuan lirimin e biznesmenit dhe filantropistit Osman Kavala i burgosur në vitin 2017, pavarësisht faktit se nuk ishte dënuar për ndonjë krim. Erdogan, e cilësoi deklaratën si të pacipë dhe urdhëroi shpalljen e ambasadorëve “nongrata”. Kemal Kilicdaroglu, udhëheqës i opozitës kryesore (CHP), tha se Erdogan "po e çonte vendin me shpejtësi drejt greminës".

https://a2news.com/2021/10/23/erdogan-shpall-non-grata-10-ambasadore-perendimore/

"Arsyeja për këto lëvizje nuk është mbrojtja e interesave kombëtare, por krijimi i arsyeve artificiale për shkatërrimin e ekonomisë", tha Kemal Kilicdaroglu.

Sinan Ulgen, kryetar i institutit studimor “Edam” me qendër në Stamboll dhe një ish-diplomat turk, tha se shpresonte që Ankaraja të mos i dëbojë diplomatët. Në një postim në Tëitter, ai e quan propozimin e presidentit turk, si një masë të pashembullt mes aleatëve të NATO –s”.

“Ministria e Jashtme turke po punon shumë për të gjetur një formulë më të pranueshme. Por koha po mbaron", tha Sinan Ulgen.

Sakaq, kryeministrja finlandeze Sanna Marin e cilësoi si reagim të forte, dhe për të ardhur keq, atë të presidentit Erdogan. 64-vjeçari Kavala, u çlirua nga akuzat e lidhura me protestat qeveritare në 2013-tën, vitin e kaluar, por vendimi u përmbys dhe ju bashkëngjit akuzave për grushtin e dështuar të shtetit në 2016-tën. Gjykata europiane e të drejtave të njeriut kërkoi lirimin e tij në 2019, ndërsa Këshilli i Europë paralajmëroi nisjen e procedurave disiplinore kundër Turqisë në muajin nëntor nëse ai nuk lirohet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos