Një vit pandemi, Manastirliu: Bilancet do t’i bëjmë më vonë, faleminderit mjekëve

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 17:00 | Aktualitet
Një vit pandemi, Manastirliu: Bilancet do t’i bëjmë më

Ditën e parë të përhapjes së pandemisë në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vendosi ta kujtojë nga Spitali Infektiv, aty ku u shtruan dhe pacientët e parë. Falënderimi ndaj mjekëve nuk mund të mungonte në këtë ditë.

Bilancin e pandemisë, Manastirliu e nisi nga jetët e shpëtuara. “Kemi mijëra jetë të shpëtuara dhe 1950 të vdekur”.

Më të freskëta i ka kujtimet shefja e Covid 1 dhe njëkohësisht kandidatja për deputete në kryeqytet, Najada Çomo.

“Ministre ju duke folur unë duke parë dritaren ku u shtruan pacientët, tani është e lehtë ta mendosh, atëherë ka qenë e vështirë”.

Një vit pandemie për mjekët ka qenë i lodhshëm, por thonë se të bashkuar do të shohin dritë në fund të tunelit.

Shpëtimin nga pandemia ministrja e Shëndetësisë e sheh te vaksinimi. “Këtë javë mbyllim mjekët dhe shtrihemi më gjerë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos