Dega e PD në Elbasan, protestë për shtrenjtimin e karburanteve

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 14:36 | Politikë
Dega e PD në Elbasan, protestë për shtrenjtimin e karburanteve

Dhjetëra mjete u fikën në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit në shenjë proteste për çmimin e lartë të karburanteve dhe shtrenjtimin e jetesës.

Protesta e thirrur nga dega lokale e Partisë Demokratike është e para e këtij lloji, që synon ta shtrijë në të gjithë vendin, me qëllim për të ringritur reagimin qytetar ndaj asaj që deputetë të PD-së e cilësojnë si vjedhje të qeverisë socialiste ndaj qytetarëve.

Protestës iu bashkuan edhe qytetarë që nuk disponojnë automjete, por që shtrenjtimi i produkteve bazë ushqimore u ka vështirësuar jetesën.

Protesta ka vijuar e qetë dhe pa incidente, ndërsa policia ka vëzhguar në distancë, duke marrë masat për shmangien e trafikut në akset e tjera të qytetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos