All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ndoka: Opozita në zgjedhje me një kandidat, por po diskutohet mënyra e zgjedhjes së tij

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 13:36 | Politikë
Ndoka: Opozita në zgjedhje me një kandidat, por po diskutohet
All - Paragraf - 1

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane, në studion e “Ditarit” në A2 CNN, deklaroi se koalicioni opozitar ka rënë dakord që të dalë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët dhe po diskutohet mënyra e përzgjedhjes së këtij kandidati.

“Koalicioni opozitar po kristalizohet, janë rreth 20 parti opozitare që kanë vullnet për të qenë pjesë e koalicionit. Ndaj zotit Sali Berisha ka besim maksimal si lider i opozitës. Primaret janë të domosdoshme, që të gjejmë mënyrën që kandidatët të kenë mbështetjen maksimale nga faktori politik opozitar. Të gjithë jemi dakord që të mbështesim një kandidat, ndërsa mënyra e përzgjedhjes është duke u diskutuar. Por, e sigurt është që nuk do të ketë shmangie nga primaret”, tha Ndoka.

All - Paragraf - 3

Më tej, kreu i PDK-së, foli edhe për Lulzim Bashën: “Mbetet politikani më zhgënjyes që kam njohur këto 30 vite. Për mua, është personazh “non grata” për politikën shqiptare. Një lider që jo vetëm nuk frymëzonte, por edhe dredharak dhe i pabesë. Marrëveshjen që kishte firmosur vetë me PDK-në, e zhbëri në sekondat e fundit. Nuk ishte vetëm humbja, por sjellja e Lulzim Bashës, që ishte i kapur, kishte marrëveshje të fshehta me Edi Ramën”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos