Dekani i Drejtësisë: T'i kthehemi mësimit

Nga A2 CNN
18 Janar 2019, 10:21 | Aktualitet
Dekani i Drejtësisë: T'i kthehemi mësimit

Bojkoti i mësimit në Fakultetin e Drejtësisë përçan studentët protestues. Të ngujuarit të cilët prej ditësh kanë bllokuar hyrjet e fakultetit, kundërshtojnë rifillimin e mesmit.

 Ndërsa të tjerë studentë kanë nisur mbledhjen e firmave dhe hartimin e një peticioni  ku kërkojnë ti jepet fund bojkotit në fakultetin e tyre.

Dekani i fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha gjatë një interviste për A2news u ka bërë thirrje studentëve t’i kthehen mësimit.

Sa i përket akuzave të partisë demokratikë se dekani po u bën presion studenteve për të lenë protestën, kreu i fakultetit tha se mbështet protestën por jo bllokimin e auditorëve.

Ndryshe nga shkollat e tjera të larta, në fakultetin e drejtësisë ngujimi ka paralizuar tërësisht procesin mësimor. Ndërkohë dekanati ka vendosur shtyrjen e vitit akademik deri në fund të gushtit dhe zëvendësimin e orëve të humbura  edhe në fundjavë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos