Baçi: Vepra e fundit e Kadaresë, laborator i marrëdhënieve midis intelektualit dhe sunduesit

Nga A2 CNN
17 Janar 2019, 14:31 | Aktualitet
Baçi: Vepra e fundit e Kadaresë, laborator i marrëdhënieve

Shkrimtari dhe kritiku letrar Agim Baçi ishte sot në studiot e A2, për të diskutuar mbi veprën e fundit të Ismail Kadaresë, “Kur Sunduesit Grinden”, që u prezantua në panairin e fundit të librit dhe që si gjithmonë tërhoqi vëmendjen e kritikës, edh pse u deklarua që do të ishte ndoshta i fundit i krijimtarisë së jashtëzakonshme të shkrimtarit gjirokastrit.

Një hulumtim elitar mbi telefonatës që diktatori sovjetik Stalin bëri me çmimin Nobel Pasternak, por sipas Baçit edhe një “laborator ku  Kadare ka përshkruar në mënyrë të mrekullueshme se si vepron njeriu me frikën, kur dominohet nga një sundues.

Sipas kritikut,” duke marr shkas nga biseda, Kadare ka përshkruar paralelisht situatën e tij në diktaturë”, dhe atë “zonën e vdekjes” kur intelektuali gjunjëzohet përballë pushtetit absolut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos