Deklaratat e ambasadores Kim, reagojnë Rama dhe Basha

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 20:11 | Politikë

Liderët politikë shqiptarë kanë reaguar ndaj postimit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara ndaj reformës në Drejtësi.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1263529158774263811

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla ju shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin e tyre për të devijuar dhe minuar reformën dhe për ta kontrolluar politikisht dhe kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan në Twitter lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka ripostuar mesazhin e Kim, duke komentuar thjesht me një “dakord”, duke shtuar një thënie të Shekspirit, “gjithë djajtë janë këtu”.

https://a2news.com/2020/05/21/ambasadorja-amerikane-shpresoj-qe-te-mos-kete-nje-marreveshje-te-fshehte-per-te-vrare-reformen-ne-drejtesi/

“Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo e përkryer, por është e nevojshme, është duke bërë përparim dhe duhet të vijojë”, kishte shkruar më parë Kim në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos