Deklaratat e ambasadores Kim, reagon Basha: Gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 22:30 | Politikë
Deklaratat e ambasadores Kim, reagon Basha: Gjithçka për votën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha një deklaratë për mediat pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha pas negociatave të ditës së sotme se topi tani është në fushën e tij.

Basha deklaroi para gazetarëve: “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Ju siguroj që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”.

Më herët, Yuri Kim tha se “ka ardhur koha për mikun tim Luli Basha që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thotë PO për popullin shqiptar dhe të thotë PO për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën e tij dhe e ardhmja është në duart e tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos