Reforma Zgjedhore/ Negociatat ndërpriten, do të rinisin në 20:30

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 18:58 | Politikë
Reforma Zgjedhore/ Negociatat ndërpriten, do të rinisin në 20:30

Vazhdon dita e dytë e negociatave për Reformën Zgjedhore, tashmë nën drejtimin e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Edhe sot, katërshja e tryezës së dialogut politik është mbledhur në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Pak para orës 19:00, negociatat u ndërprenë, me katërshen që u shkëput sërish për konsulta.

Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Shpëtim Idrizi shkuan sërish në takim me Lulzim Bashën.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos