“U krijuam për të rrëzuar kultin e individit”, Basha: Ditët e mira i kemi para

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 10:41 | Politikë
“U krijuam për të rrëzuar kultin e individit”, Basha:

Lulzim Basha iu ka bërë një tjetër thirrje demokratëve që të bashkohen në Kuvendin e 18 dhjetorit për të zgjedhur të ardhmen e për t’i dhënë fund tranzicionit.

Sipas tij, PD u krijua 31 vjet më parë për të ndarë të ardhmen nga e shkuara dhe ashtu do të jetë dhe në të ardhmen.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do të ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos