Deklaratat e Trump shkaktojnë zemërim, fajëson shkencën për menaxhimin e pandemisë

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 07:30 | Bota
Deklaratat e Trump shkaktojnë zemërim, fajëson shkencën

Deklaratat e forta të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, javën e shkuar në një tubim të mbajtur në Arizona, kanë shkaktuar zemërim te komuniteti i mjekëve dhe shkencëtarëve.

Teksa kërkoi hapur një audit të jashtëm për miliona vota të zgjedhjeve të nëntorit të shkuar, Trump nuk shmangu akuzat edhe për shkencën dhe për menaxhimin e gabuar të pandemisë, por edhe vaksinës anti-Covid.

Komuniteti shkencor, jo vetëm në Arizona, thotë se ende sot, në vitin 2021, “politika shihet si mbret dhe shkenca si zuzari, që duhet t'i bindet politikës”.

Trump iu bëri thirrje mbështetësve të tij të besojnë te vaksina, por i kujtoi amerikanëve se ata kanë lirinë për ta zgjedhur, nëse duan ta bëjnë apo jo. Arizona është shteti me normën më të ulët të vaksinimit në SHBA.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos