All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Deklaroi se do të qëndrojë më gjatë, Yuri Kim shkon në Kryeministri

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 11:27 | Politikë
Deklaroi se do të qëndrojë më gjatë, Yuri Kim shkon
All - Paragraf - 1

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është duke zhvilluar një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Vizita e Yuri Kim në Kryeministri ndodh ndërsa në Polin e Drejtësisë, pritet të zgjidhet kreu i ri i SPAK, ku në garë janë 3 kandidatë.

All - Paragraf - 3

Pak ditë më parë, Ministria e Jashtme njoftoi se kanë nisur procedurat e zëvendësimit të ambasadores Kim pasi i ka përfunduar mandati, ndërkohë që diplomatja konfirmoi se do të qëndrojë pak më gjatë në vendin tonë.

Ambasadorja Kim dhe kryeministri Rama u takuan më herët gjatë kësaj jave ku diskutuan dhe për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos