Një hotel i vogël me 6 dhoma dhe me pamje nga një fortesë ku është xhiruar seriali i famshëm “Game of Thrones” në Kroaci, ka dalë në shitje për rreth 2 milionë euro.
Prona prej guri që ndodhet në Dubrovnik sheh nga fortesa ikonike Lovrijenac, që në serial ka shërbyer si një nga zonat e King’s Landing.
Skena e lamtumirës së familjes Stark në episodin e fundit, ku John Snow ndahet nga Sansa, Arya dhe Bran Stark dhe niset për në Veri, është filmuar në skelën që ndodhet pak metra nga mini-hoteli. (A2 Televizion)