Del nga dera kryesore, arratisje nga burgu si zotëri

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 18:01 | Bota

Një trafikant droge kolumbian është arratisur nga burgu duke dalë nga dera kryesore, pa u nxituar fare.

I veshur me uniformën e një gardiani burgu, Juan Larinson Castro Estupiñán, i njohur si “Matamba,” doli nga burgu krejtësisht i pashqetësuar.

Mendohet se Matamba, i konsideruar si trafikanti i dytë më i fuqishëm në Kolumbi, ka pasur ndihmë nga brenda burgut për këtë arratisje.

Disa ditë përpara kësaj arratisjeje, një gjyqtar dha dritën jeshile për ekstradimin e tij në SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos